VIDEO/ Digjen mbetjet e fasonerive dhe fabrikave në qendër të Fushë- Krujës, rrezikohen disa banesa, gjithë zona pa energji elektrike

0
18

FUSHË- KRUJË

Një zjarr i është vendosur mbetjeve të fasonerive dhe fabrikave të cilat hidhen në grumbullimin e mbeturinave tek ish- ndërmarrja e Fushë- Krujës.

BalkanWeb mëson se ky vend gjendet në mes të Fushë- Krujës dhe zjarri kësaj radhe ka përfshirë disa disa magazina bosh, një ofiçinë ndërkohë rrezikohen disa banesa afër.

Po për më tepër gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike teksa mësohet se nga zjarri dëgjohen edhe shpërthime fishekësh e municion i fshehur në këtë vengrumbullim plehrash.
Ndërkohë zjarrfikësët po punojnë për të shuar flakët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here