VIDEO/ Kozeta Kurti kritikon Rudinën, por harron “furçat” që i bëri 1 vit më parë

0

Kozeta Kurti para një viti ishte e ftuar tek emisioni “Rudina” si përkthyese e romanit “Princesh Bari”. Gjatë bisedës me drejtuesen e programit ajo thekson se vendosja e emrit “Rudina” për emisionin ka qenë zgjedhja më e mirë. “Gjithmonë kur vinim tek ti nuk thonim po shkojmë tek Pasdite në Klan, por po shkojmë tek Rudina, ndaj them se ke bërë zgjedhjen e duhur”, kështu është shprehur Kozeta 1 vit më parë, por çfarë thotë ajo sot?

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” që prezantohet nga Arjola Shehu, gazetarja ka rënë në kundërshtim me fjalët e saj kur papritmas ka deklaruar diçka që konsiderohet si “kunjë” për kolegët

Gazetarja Kurti u shpreh: “Momentalisht në televizionet shqiptare, janë dy gjëra në modë: E para, t’i vësh emisionit emrin tënd në titull dhe e dyta, në fillim të emisionit të numërosh puntatat, si: “Ky është emisioni im i njëqind e satë, për të treguar sa të lashtë jemi..”

Në lidhje me titujt e emisionve, Kurti duket se i është referuar emisionit “Rudina” që prezanton Rudina Magjistari, ku vetë Kozeta një vit më parë e ka komplimentuar për zgjedhjen e emrit dhe Rudina e ka falenderuar.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here