VIDEO/ Lagjia e re në Laç, Rama: Për pak ditë gati sheshi 4 hektarë, nisin shembjet e 23 godinave tek blloku i dytë

0
25

Kryeministri Edi Rama inspektoi dhe punimet për lagjen e re të Rindërtimit në Laç. Rama tha se në bllokun e parë të rindërtimit të lagjes për disa ditë do të jetë gati sheshi 4 hektarë. Me këtë pjesë po merret Turqia.

Kurse në bllokun e dytë ka nisur prishja e 23 godinave, ku do të ndërtohet edhe spitali i ri i cili për 2 javë përfundon procedurat.

Ndërkohë Laçi do të ketë edhe një rrugë të re sipas Ramës që të çon në Sh’na Ndoi që do e kthejë dhe Kurbini në një qytet të vogël të turizmit religjioz.

STATUSI NGA EDI RAMA
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË

LAÇ – Gati për pak ditë sheshi 4 hektarë për bllokun e parë (1/1) të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjithë procedurave të prishjeve e të shpronësimeve gjithashtu, të cilat janë kryer me rigorozitet të plotë për të përmbushur çdo detyrim ligjor ndaj pronarëve dhe për të mundësuar zhvillimin e integruar të gjysmës së lagjes së re të qytetit. Për këtë pjesë po angazhohet Agjencia e Strehimit të Republikës së Turqisë.

Kanë nisur prishjet e 23 godinave të tjera në bllokun e dytë (2/2) që është gjysma tjetër e lagjes së re, e cila ndahet nga rruga kryesore, e ku do të ndërtohet edhe Spitali i Ri për të cilin Ministria e Shëndetësisë po pret përfundimin e garës. Ky bllok do të ndërtohet me fondet e qeverisë shqiptare.

Paralelisht po punohet për projektin e rrugës drejt Sh’na Ndoit, që do të plotësojë ndërhyrjen masive në këtë qytet, ku falë vendit të shenjtë hyjnë çdo vit 2.5 milion vizitorë – çka me lagjen e re e plot shërbime cilësore do ta kthejë Laçin në një qytet të vogël të turizmit religjioz🤩

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKËLAÇ – Gati për pak ditë sheshi 4 hektarë për bllokun e parë (1/1) të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjithë procedurave të prishjeve e të shpronësimeve gjithashtu, të cilat janë kryer me rigorozitet të plotë për të përmbushur çdo detyrim ligjor ndaj pronarëve dhe për të mundësuar zhvillimin e integruar të gjysmës së lagjes së re të qytetit. Për këtë pjesë po angazhohet Agjencia e Strehimit të Republikës së Turqisë. Kanë nisur prishjet e 23 godinave të tjera në bllokun e dytë (2/2) që është gjysma tjetër e lagjes së re, e cila ndahet nga rruga kryesore, e ku do të ndërtohet edhe Spitali i Ri për të cilin Ministria e Shëndetësisë po pret përfundimin e garës. Ky bllok do të ndërtohet me fondet e qeverisë shqiptare. Paralelisht po punohet për projektin e rrugës drejt Sh'na Ndoit, që do të plotësojë ndërhyrjen masive në këtë qytet, ku falë vendit të shenjtë hyjnë çdo vit 2.5 milion vizitorë – çka me lagjen e re e plot shërbime cilësore do ta kthejë Laçin në një qytet të vogël të turizmit religjioz🤩

Posted by Edi Rama on Tuesday, July 28, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here