VIDEO/ Masakroi me grushte e shkelma 21-vjeçaren italiane në palestër, kapet Edi, “i forti” shqiptar në shtëpi me pistoletë dhe kokainë shtruar mbi tavolinë

0

Një 48-vjeçar, i cili “pushtoi” faqet e mediave në Itali dhe Shqipëri pasi goditi në mënyrë brutale me grushte dhe shkelma një 21-vjeçare italiane, teksa ushtroheshin në palestër, ka përfunduar në prangat e policisë.

Meqenëse videoja e sulmit u bë virale, duke shkaktuar një mori komentesh, karabinierët kanë monitoruar lëvizjet e shqiptarit dhe më pas kanë kryer dy kontrolle, një në shtëpinë e tij dhe tjetrën në atë të mikut të tij që punon në një lokal.

Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë e mikut të tij, ai po stërvitej me pesha me të, pasi kishin një palestër të improvizuar në këtë banesë.

Në kasafortën e shtëpisë së banakierit është shfaqur një pistoletë automatike e markës “Colt Dallara Castom”, kalibër 10, me 58 fishekë. Arma dhe plumbat ishin vjedhur në vitin 2019 nga një shtëpi në Francavilla.

Dyshimi i hetuesve është se 53-vjeçari italian ka vënë në dispozicion kasafortën për të fshehur armën e shokut të tij shqiptar dhe për t’i bërë një nder. Çfarë mund të kishte bërë shqiptari me atë armë është një pyetje që ndoshta do t’i drejtohet gjatë marrjes në pyetje, që do të bëhet në ditët në vijim.

Përkrah shtangës së hekurt, në tavolinën e kuzhinës së Edmond Xhafës (i njohur shkurt si Edi), që u bë protagonist i incidentit të ndodhur të mërkurën e kaluar në palestrën “Audacia”, në Porta Nuova, është gjetur edhe një qese kokainë dhe disa shishe me anabolikë.

Në total u sekuestruan 160 gramë kokainë, “pjesërisht e ndarë në doza dhe materiale të ndryshme për paketim me një peshore lektronike precize”. Dy miqtë e apasionuar pas palestrës ndoshta përdorin personalisht anabolikët, ndërsa raporti i policisë flet për “15 ampula steroide duke përfshirë nandrolone dekanoate dhe testosterone”.

Ai akuzohet për mbajtje të armëve dhe municioneve, marrje mallrash të vjedhura, trafik droge dhe vepra antidoping, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe miku i tij, Fabrizio Zaramelli.

Deri më tani, shqiptari nuk është akuzuar për krime për sulmin ndaj të resë, por ka një hetim të hapur për këtë mëngjesin e së hënës, pasi vajza u dëgjua nga prokurorja Benedetta Salvatore në një intervistë që zgjati dy orë e gjysmë.

Vajza nuk ka denoncuar shqiptarin, por hetimi ka nisur sipas detyrës zyrtare pasi prognoza e raportuar është më shumë se 20 ditë. Në vend të kësaj, pronarja e qendrës së fitnesit, Sara D’Alessandro, bëri një ankesë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here