Video/ Përlotet Joe Biden, kujton të birin që i vdiq nga kanceri gjatë bisedës me infermierët

0
14

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa ka kujtuar të birin e ndjerë, gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden është shfaqur i përlotur, ndërsa më pas ka marrë fjalën dhe i ka thënë infermieres se e ka emocionuar, duke treguar se kaloi disa muaj në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit.

Infermierja Turner foli në lidhje me ankthin e infermierëve, pasi rastet e infektimeve po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here