VIDEO/ Qeni hyn në garë për kryetar Bashkie në St. John’s

0

Finn For Mayor

Një kandidat i pazakontë ka hyrë në garën e kryetarit të bashkisë në St. John’s.

Finn, është një qen australian 5 vjeçar i cili është bërë tepër i famshëm në mediat sociale dhe youtobe me video.

“Shumë njerëz thonë se ai është kandidati më i mirë”, tha Glenn Redmond, pronari i Finn, gjatë një interviste të martën.

Pronari i Finn ka thënë se qeni është një aktor pasi ka luajtur në filmin e famshëm “Maudie” dhe në shfaqjen televizive “Republika e Doyle”.

Emri i qenit nuk do të jetë në listat e votimit, por vendosja e emrit të tij si kandidat është bërë për një rol të Finn për të promovuar mirëqënien e kafshëve në qytet.

Finn nuk është kandidati i parë jo-njerëzor për kryetar Bashkie në rajonin e Atlantikut.

Tuxedo Stan, një mace e zezë dhe e bardhë, në vitin 2012 u shpall jozyrtarisht si një kandidate për kryebashkiake e Halifax.  

Fushata promovuese  tërhoqi vëmendjen e medias dhe u përfshi në diskutime në Ellen DeGeneres dhe Anderson Cooper i CNN.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here