Video/ Sapo e kishin blerë, zjarri shkrumbon banesën në Korçë, gabimi i gruas që bëri ‘hatanë’

0
93

Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati, në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga zjarri ka dëme të shumta materiale.

Në banesë jetonte një çift bashkëshortësh, të cilët sapo e kishin blerë hyrjen. Mësohet se gruaja kishte lënë bombolën e gatimit ndezur dhe kishte dalë jashtë, duke harruar çelësin brenda, gjë e cila ka vështirësuar hapjen e derës.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit, por zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here