(Video) Shpërthimi në Tiranë, makina në pronësi të një ndërtuesi nga Berati (Emri)

0
32

TIRANË
Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në periferi të Tiranës dhe policia deklaroi zyrtarisht se shpërthimi erdhi si pasojë e lëndës plasëse ndonëse ende ka paqartësi, për faktin se makina ndodhej e parkuar në garazhin e një pallati në Qesarakë.

Ndërkohë burimet thanë për “BalkanWeb” se makina është në pronësi të shtetasit Saimir Naski nga Berati, i cili njihet si ndërtues. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet dhe dëshmia e pronarit të mjetit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here