VIDEO/ Të paguash me skanim gishti për 3 sekonda

0

A British supermarket now lets customers pay for groceries using a scan of their finger (pictured) in a world first. Students using the Costcutter store at Brunel University in London can now pay using the unique vein pattern in their fingers 

Një supermarket britanik tani u lejon klientëve të paguajnë blerjet e tyre ushqimore përmes skanimit të gishtit.

Ky shërbim pa “para” është një nga teknologjitë më të reja.

Kompania me sistemin “Fingopay” është duke rritur kërkesën e kësaj metode pagese edhe për supermarkete të tjera.

Këto skanera infra të kuqe “lexojnë” modelin e venave në gishtin tuaj duke e lidhur atë me kartën tuaj bankare.

Shenjat e venave tuaja janë unike, pasi ato nuk mund të jenë të ngjashme me dikë tjetër.

When customers place their fingers in the scanner, the system checks if they are alive by looking for a pulse and haemoglobin. This means the customer must be alive to use the scanners, helping to avoid the unlikely event of criminals cutting off someone's finger

Sistemi i skanerit punon edhe nëse ka nivel lagështie apo ndotje pasi skaneri e “njeh” shenjën e gishtave lehtësisht.

Detajet e bankës së klientëve ruhen përmes ofrimit të pagesave të WorldPay.

Në të ardhmen, njerëzit mund të kthehen në dyqane apo supermarkete pa qenë nevoja të marrin portofolin e tyre pasi përmes shenjave të gishtit ata mund të paguajnë vetëm për 3 sekonda.

Simon Binns, drejtor komercial i Sthaler, tha se “Kjo i bën pagesat shumë më të lehta për klientët pasi ata nuk kanë nevojë të mbajnë para, karta apo të mbajnë mend një numër pin, mjafton vetëm një shenjë dhe e gjitha blerja realizohet.”

Këtë teknologji të re kanë filluar ta përdorin studentët duke arritur në 13.000 numrin e përdoruesve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here