Video/ U shfaqën duke qëlluar me armë, shpallen në kërkim 4 dibranët

0

Reagon policia lidhur me një video e cila u publikua dje në rrjetet sociale ku shiheshin disa persona qëllonin në ajër me armë zjarri në Dibër. Mësohet se katër persona janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër po gjykohet në gjendje të lirë.

Mes të tjerash policia bënë me dije, bazuar tek dëshmia e shtetasit me inicialet M.V., (i proceduar) se kjo video është realizuar shumë vite më parë, në një zonë malore. Ndërkohë, blutë po punojnë për sqarimin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Bazuar në një video të shfaqur në portalin online Jeta osh Qef, ku shfaqen disa persona duke qëlluar në ajër me armë zjarri, ju informojmë se:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”, neni 278 i Kodit Penal, dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve: E.R, 32 vjeç, banues në Tiranë, D.H, 29 vjeç, R.S, 31 vjeç, E.V, 32 vjeç, të gjithë banues në Dibër.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi M.V, 33 vjeç, banues në Dibër. Shpallja në kërkim e shtetasve të lartëpërmendur dhe procedimi penal ndaj shtetasit M.V, është bërë pasi në videon e shfaqur në portalin Jeta osh Qef, këto shtetas kanë qëlluar me armë në një mal, akoma i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të shtetasit M.V, kjo video është realizuar në një zone malore para shumë vitesh. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të lartëpërmendur dhe nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Nga Strukturat e Policisë së Dibrës vijon puna për përcaktimin e saktë të vendit dhe kohës se kur ka ndodhur ngjarja, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për ndjekje të mëtejshme.Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton cilindo të denoncojë rastet e pa ligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here