VIDEO/ Vijon vizita e ministrit turk në Shqipëri, Çavuşoğlu takon Ramën dhe Metën

0
18
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu (L), gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar me presidentin e vendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama (R). ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar me presidentin e vendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Presidenca e Shqipërisë në një njoftim thekson se gjatë takimit presidenti Meta e falënderoi ministrin Çavuşoğlu për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve si të shkëlqyera dhe tradicionale , si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në Shqipëri.

 

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura”, u shpreh Presidenti Meta.

Sipas njoftimit, Meta nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ministri i Jashtëm turk gjatë vizitës në Shqipëri u takua edhe me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa mes dy vendeve u nënshkruan edhe disa marrëveshje./AA

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here