Vijojnë regjistrimet për ciklin bachelor dhe master në Universitetin New York Tirana

0
12

Vazhdojnë regjistrimet për nivelin e studimeve baçelor në Universitetin New York Tirana (UNYT) të Fondacionit Turk Maarif.

UNYT, ofron të gjitha lëndët në anglisht në 3 fakultete, edhe atë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit, Fakultetin e Informatikës dhe Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Kandidatët të cilët dëshirojnë të studiojnë në UNYT do të përfitojnë dy diploma, një shqiptare dhe një amerikane, pasi UNYT është në bashkëpunim me Empire State College në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Aplikimet për ciklet e masterit dhe doktoraturës vazhdojnë, ndërsa faza e tretë e aplikimeve tek cikli baçelor do të mund të zhvillohet prej 21 deri më 26 tetor, edhe atë në drejtimet:

“Kontabilitet, Ekonomiks, Financa, Administrim Biznesi, Menaxhim dhe Marketing, Shkenca Kompjuterike dhe Sistemet e Informacionit, Shkenca Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Juridik dhe Psikologji”.

Ndërkohë studentët të interesuar të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime katër vjeçare në UNYT për vitin akademik 2019-2020, duhet të dërgojnë e-mail tek: admissions@unyt.edu.al.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, si UNYT, New York High-School, New York Basic Education, IMS Farm-Kindergarten, IMSA High-School Elbasan.

UNYT ofron arsim në tre ciklet e studimit, respektivisht Baçelor, Master dhe Doktoraturë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here