Vijon procesi vaksinimit, Balla: Elbasani prej ditësh ka një situatë jeshile në marrëdhënie me COVID-19

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja panë nga afër procesin e vaksinimit që po vijon të kryhet në mjediset e Teatrit Skampa.

Sipas Ballës, vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa në Elbasan.

“Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm. Jam krenar që kemi arritur në Elbasan si bashki, bashkë me Cërrikun dhe Belshin të kemi 55 mijë vaksinime dhe ky është një numër i konsiderueshëm në kuadër të objektivit që kemi për të arritur brenda 30 qershorit në 1 milion vaksinime në gjithë Shqipërinë. Elbasani tashmë prej ditësh ka një situatë jeshile në marrëdhënie me COVID-19. Duhet të vazhdojë të ruajmë këtë trend pozitiv”, -tha Balla.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here