Vikena Kamenica provon moderimin në studion e Wake Up

0
2

Mëngjesi i sotëm në emisionin Wake Up në Top Channel, filloi ndryshe. Që në fillim, moderatori Isli Islami bëri me dije se për arsye personale kolegia e tij, Oriela Nebijaj nuk do ta shoqëronte sot. Ajo që ra në sy ishte se që prej fillimit të Wake Up dhe deri në përfundim, partnerja e Islit ka qenë pikërisht mezzosoprano Vikena Kamenica. Edhe pse nuk e kishim parë të moderonte në një studio televizive, ajo tregoi se ishte mjaft e zonja edhe në këtë drejtim, duke krijuar një “kimi” të jashtëzakonshme me Islin, ku nuk munguan batutat dhe notat e humorit. Vikena ishte e ftuara speciale e një dite të veçantë për të.

Si një ortodokse e devotshme ajo ndau sot me publikun në ditën e Pashkës ortodokse, detaje shumë interesante për mënyrën se si i pret dhe i feston Pashkët. “Unë jam besimtare, i ndjek ritualet pasi më pëlqejnë Pashkët”. Sakaq kur Isli e pyet për vezët, të cilat janë dhe simbol i kësaj feste, Vikena rrëfeu: “Vezët e kuqe mi bën mami gjithmonë. Mami vazhdon të këndojë në korin e Kishës Ortodokse edhe pse tashmë është në pension”. Duke mbetur në atmosferën festive të Pashkëve, Vikena për herë të parë tregoi dhe emrin e saj të pagëzimit. Jeni kurioz ta dini si quhet ndryshe? Emri i saj i pagëzimit është Viktoria, ashtu siç quhej gjyshja e saj. Si rrallëherë, Vikena sot u ndal dhe tek vajza e saj Krista, duke thënë se ka përcjellë tek ajo dashurinë për besimin dhe se shpesh zgjedhin të shkojnë në kishë për të ndjekur rituale të ndryshme. “ Unë me vajzën time Kristën ndjek çdo lloj rituali dhe shkojmë shpesh në kishë, pasi jemi “fanatike” dhe vajza me “kordele” të kësaj feste.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here