Vlorë/ 25 gëzhoja drejt 33-vjeçarit, si i riu i mbijetoi plumbave të atentatorëve

0
4

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Novoselë të Vlorës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një makinë është qëlluar me breshëri plumbash.  Të shtënat janë dëgjuar drejt një makine te ‘Ura e Mifolit’ në Novoselë.

Makina  tip “Golf” mësohet të jetë qëlluar nga një mjet tjetër dhe  pas të shtënave mjeti është aksidentuar duke përfunduar në kanal. Brenda makinës udhëtonte  33-vjeçari Romario Alliaj, ndaj të cilit është zbrazur një karikator i tërë, shprehet gazetari Enrik Mehmeti, dhe fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.

“Udhëtonte i vetëm në automjet ka arritur të mbijetojë dhe është shoqëruar në spital. Siç e shikoni janë të shumta gëzhojat e vendosur në atostradën Levan-Vlorë. Ka qenë një atentat i pastër. 33 vjeçari udhëtonte i vetëm në drejtim të Fierit. Deri tani nuk është dhënë identiteti i tij, dyshohet se është një person i ardhur nga jashtë. Përsa i përket identitetit flitet se quhet, Romario Alliaj.

Mendohet se mbi të janë shkrehur më shumë se 25 plumba, pra një karikator i tërë. Është kjo distanca dhe territori ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mendohet se ka qenë i vetëm në automjet dhe udhëtonte në drejtim të Fierit. Ju tregojmë dhe shenjat e gëzhojave të shumta që janë.

Atantatorët kanë goditur në drejtim të makinës, për t’u siguruar që të mos jetë më një i plagosur por viktimë.”-u shpreh gazetari Enrik Mehmeti.

VLORE/ Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here