Vlorë/ Kapet skafi me 1 ton drogë, nisej drejt Italisë (Foto)

0

Një tjetër operacion i përbashkët  antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë.

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.

Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force .

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë,  D.V.P.Fier e FNSH Fier.

Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Policia po rikuperon lëndën narkotike.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here