Vonoi lojën dhe shkeli syrin, mediat holandeze ironizojnë lojtarin e Romës: Nxënës i denjë i Mourinhos

0

Lojtari i Romës, Tammy Abraham është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave sportive. Kjo sepse pasi ai fitoi një faull në minutat e fundit të ndeshjes dhe teksa ishte i shtrirë në tokë i “shkeli syrin” Jose Mourinhos, si për t’i konfirmuar portugezit se gjithçka po shkonte sipas planit.

E gjitha është filmuar nga kamerat, teksa mediat holandeze nuk i ka kursyer kunjat.

“Abraham e tregoi se është një nxënës i denjë i Mourinhos. Qëndron në tokë dhe shpenzon shumë kohë. Epo, ka një arsye pse janë lojtarë të Mourinhos, nuk është faji i tyre”, shkruhet me ironi në mediat holandeze.

Roma ia doli të fitonte përballë Feyenoord, në finalen e madhe të Conference League, të luajtur në ‘Air Albania’.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here