Vrasja e ‘Flor Qorrit’ në Elbasan, Prokuroria kërkon arrest me burg për Sokol Sanxhaktarin, ja shkaku i vdekjes së 30- vjeçarit

0
71

ELBASAN

Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për autorin e vrasjes së Florjan Lamçes mbrëmjen e kaluar në Elbasan, Sokol Sanxhaktarin i cili është dhe dhëndër i ish- kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashm është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

Tashmë prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën arrest me burg për Sanxhaktarin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here