Vrasja në Lushnjë, si u ekzekutua me kallashnikov biznesmeni 35 vjeçar(DETAJE)

0
3

Policia jep detaje për vrasjen që tronditi sot Lushnjën, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një biznesmen 35-vjeçar. Policia deklaron se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar më pas me një automjet.

“Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë”, njofton policia.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat. Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here