Vrau bashkëshorten dhe inskenoi ngjarjen, 24 orët në qeli të pilotit grek: I distancuar, refuzon të dalë dhe shkruan gjatë gjithë kohës

0

Ngjarja e cila tronditi opinionin publik në Greqi është sjellë sërish në qendër të vëmendjes.

Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten Caroline, në banesën e tyre dhe më pas inskenoi ngjarjen si grabitje për të fshehur gjurmët tashmë po i kalon ditët e tij në qeli duke qëndruar larg të gjithëve.

Pas çështjes për kujdestarinë e fëmijës së mitur , mediat greke shkruajnë se Anagnostopoulos nuk ka pranon vizitorë.

I izoluar në qelinë e tij, ai ka zgjedhur të shkruajë duke refuzuar të dalë në oborrin e burgut gjatë orarit të ajrosjes, ndërsa nuk ka pranuar të takojë vizitorë për shkak të frikës nga paragjykimi.

Njerëzit që e njohin kanë treguar për protothema.gr se autori i vrasjes shkruan gjatë gjithë kohës , por pa i treguar askujt se çfarë.

Në repartin e 6 të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa ka marrëdhënie me dy persona që ndan qelinë dhe një punonjës policie që thuhet se është i korruptuar.

Momenti i vetëm kur ndalon së shkruari është kur merret me punë në mensën e burgut, apo kur telefonon avokatin e tij, shkruajnë mediat greke.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here