Meral është në rrezik për t’iu zbuluar e vërteta. Ajo mendon se nuk ka shpëtim por Zehra gjen zgjidhje.
Ejlyl përballet rastësisht me një vajzë që po kalon të njëjtin tmerr që ajo kaloi me Kemalin. Ejlyl i del në mbrojtje kësaj vajze e cila ngacmohet seksualisht nga njerku.
Sadriut i vjedhin një shumë të madhe parash. Maxhide akuzon Kaderin duke qenë se ajo është e vetmja e panjohur që ka hyrë në shtëpi. Kader dyshon se paratë mund t’i ketë vjedhur Merali dhe denoncon në polici. Serkan diagnostikohet me kancer.