Xhensila dhe Besi më në fund vendosin për muajin e mjaltit

0

Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë vetëm pak ditë më parë në një ceremoni martesore të organizuar në pallatin presidencial.

Në fillim u duk sikur ata do ta shtynin muajin e mjaltit për më vonë, pas një prononcimi që bëri Besi për mediat ku tha se i duhej të punonte për videoklipin e një kënge që i këndoi Xhensilës në dasmën e tyre.

Por mesa duket ata janë nisur tashmë për të shijuar këtë udhëtim të paharrueshëm për çiftet e sapomartuara. Destinacioni i zgjedhur është me të vërtetë i veçantë. Nëpërmjet një fotoje që Xhensila ka hedhur në Instagram na bën të ditur se ka zgjedhur ishujt Maldive, në një resort të quajtur “Four Seasons”.

Një surprizë e bërë nga personeli duket se i ka bërë shumë përshtypje këngëtares. Ata i kanë dhënë një zarf mbi pjatë ku shkruhej për “Zotin dhe Zonjën Kallaku”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here