“Ylberi tokësor”/ Fushat e tulipanëve në Turqi janë shndërruar në destinacionin më të pëlqyer nga turistët

0
5
Fushat e tulipanëve në një sipërfaqe prej 50 hektarësh të një kompanie në qytetin Konya të Turqisë është vizituar nga mijëra turistë vendas dhe të huaj në dy javët e fundit. ( Yavuz Görür - Anadolu Agency )
ABDULLAH DOĞAN
Fushat e tulipanëve në një sipërfaqe prej 50 hektarësh të një kompanie në qytetin Konya të Turqisë është vizituar nga mijëra turistë vendas dhe të huaj në dy javët e fundit.

Fusha ku prodhohen 130 lloje tupilanësh e kompanisë “Asya Lale” në rajonin Karatay, rreth 50 kilometra nga qendra e qytetit Konya, pret mijëra vizitorë si nga brenda, ashtu edhe jashtë Turqisë.

Në fushën e tulipanëve, e përshkruar si “ylberi në tokë”, të apasionuarit pas fotografisë tregojnë një interes të madh për të shkrepur fotografinë më të mirë.

Përveç të apasionuarve pas fotografisë që përpiqen të kapin pamje nga kënde të ndryshme edhe me dronë, në fushën ku prodhohen rreth 50 milionë tulipanë, për të shijuar spektaklin e ngjyrave vijnë turistë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Italia.

– “Këtë vit kanë ardhur më shumë vizitorë”

Rüya Üstdeğerli, drejtuesja e kompanisë, tha për AA se interesi i vizitorëve shtohet çdo vit e më shumë.

“Këtë vit moti i ftohtë dhe i nxehtë nuk kanë qenë stabilë dhe për këtë arsye nuk kanë çelur disa nga tulipanët. Por fakti që një pjesë kanë çelur dhe një pjesë do të çelë me kalimin e kohës, ka siguruar që kjo pamje viziuale e bukur të shikohet nga më shumë vizitorë. Këtë vit kemi pasur shumë vizitorë dhe për këtë jemi shumë të lumtur”, tha Üstdeğerli.

Ajo shtoi se ata që dëshirojnë ta shikojnë këtë pamje të veçantë, fushën e tupilanëve duhet ta vizitojnë deri më 29 prill.

– Interes i lartë nga turistët e huaj

Turistët rusë, francezë, gjermanë, italianë dhe austriakë që vijnë nga Antalya, shprehin admirimin e tyre përballë pamjes që shikojnë në këtë fushë.

Turistja Svetlana Odnovolenko tha se po kalon kohë të mirë përgjatë ditës.

“Çdo vit vij nga Rusia për të shëtitur Antalyan, pasi e dua shumë detin. Kopshti me tulipanë më impresionoi shumë. Të gjithë ishin shumë kuriozë se ku ndodhej ky vend. Është e mrekullueshme një fushë plot me tulipanë. Jam shumë e lumtur që shikoj së bashku miliona lule me ngjyra të ndryshme”, tha Odnovolenko.

Ndërkaq, Nikolai Pavel tha se kopshti me tulipanë është shumë i njohur botërisht.

“Kemi ardhur këtu me shokë nga vende të ndryshme. Ka nga ata që kanë ardhur nga Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani. Këtë vend këtu e kemi mësuar nga interneti. Është një vend i njohur, ka shumë pamje të bukur. Ndodhet në një prej vendeve të njohura të Turqisë. Që prej shumë kohësh kishim dërshirën të vizitonim këtë vend dhe sot ndodhemi këtu. Shumë e bukur, e mrekullueshme. Kemi shkrepur mijëra fotografi”, tha ai./aa+

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here