Ylli i kinematografisë turke i jep fund beqarisë! Demet Ozdemir martohet me këngëtarin Oguzhan Koç pas thashethemeve për anulimin e ceremonisë

0

Aktorja e famshme turke, Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koç i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti, të cilit janë në një romancë prej shumë kohësh dhe u fejuan në qershor, zhvilluan ceremoninë e martesës në një hotel në Sariyer.

Ylli i kinematografisë turke zgjodhi dy fustane të ndryshme për ditën e saj të veçantë, njërin e veshi përgjatë ceremonisë së martesës dhe një gjatë festës.

Prezantuesit i njohur Acun Ilicali ishte dëshmitar i çiftit. Dasma u shty për dy ditë për shkak të kushteve atmosferike.

Këngëtarët Murat Boz dhe Murat Dalkiliç realizuan një duet në skenë në dasmën e çiftit.

Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Bensu Soral, Selin Cigerci, Deniz Baysal, Gulcan Arslan, Selin Şekerci, Hande Dogandemir dhe Pelin Karahan.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here