YTB, institucioni turk që qëndroi pranë gjithë shteteve muslimanë dhe dashamirës jashtë Turqisë gjatë Covid-19

0
4

 

Kreu i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) Abdullah Eren publikoi një urim në lidhje me festën e Fitër Bajramit. Eren u shpreh se si gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, po ashtu edhe gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazanit kanë realizuar aktivitete si edukative, ashtu edhe humanitare.

Kreu i YTB-së Eren shprehet duke thënë, “Në këtë kuadër në 20 shtete, duke qenë në bashkëpunim me OJF’të e ndryshme të drejtuara nga studentët e diplomuar në Turqi, kemi realizuar aktivitete humanitare duke pasur parasysh nevojat më themelore, po ashtu ofruam mundësinë e arsimimit për të rinjtë në më shumë se 500 fusha të ndryshme në shtetet bashkëkombas dhe të afërt. Po ashtu u munduam të forcojmë punimet tona solidarizuese me më shumë se 100 publikime informuese dhe paralajmëruese në faqe dhe rrjete online.”

Kreu i YTB-së Eren po ashtu uron që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më shpejt pandeminë Covid-19 dhe të mirëpresim bashkërisht edhe shumë Ramazane të tjerë, me të njëjtin emocion.

Së fundmi Kreu i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike në emër të institucionit që drejton dhe në emrin e tij personal uron Gëzuar Bajramin për të gjithë bashkëkombasit dhe dashamirësit duke nisur nga Azia deri në Ballkan, nga Kaukazia deri në Lindjen e Mesme, pra nga lindja në perëndim e nga veriu në jug.

Kujtojme që ky institucion shpërndau ndihma për nevojëtarët edhe në Shqipëri, Kosova dhe Maqedoninë e Veriut gjatë situatës së Covid-19 dhe me rastin e muajit të Ramazanit.

Posted by TUMED – Shoqata e të Diplomuarve në Turqi on Saturday, May 16, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here