Zaev-Donfried: Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, interes gjeostrategjik i SHBA-së

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Karen Donfried.

Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate.

Në deklaratë thuhet se bashkëbiseduesit kanë folur rreth aksidentit të autobusit me targa maqedonase që ndodhi dje në Bullgari.

Sipas deklaratës, Donfried, kryeministrit në emër të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë shprehu ngushëllime të thella për qytetarët e vendit për viktimat e aksidentit të autobusit në Bullgari.

Ndër të tjera, Zaev dhe Donfried diskutuan edhe për procesin e eurointegrimeve të vendit.

“Kryeministri Zaev dhe Ndihmës Sekretarja Donfrid diskutuan për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mbështetjen e plotë të SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se bashkëbiseduesit ranë dakord se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një interes politik i jashtëm dhe gjeostrategjik i SHBA-së.

Në bisedën telefonike u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, të cilat tani janë partnerë në NATO.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here