Zbardhen detaje të reja që çuan në vrasjen e dy kushërinjëve në Laç

0
3

Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshe të dy kushërinjve Jushi në Laç.

Sipas Policisë shkak për ngjarjen është bërë një grindje gjatë drekës ku një nga autorët ka krijuar probleme në lokalin ‘Piaca’ në pronësi të njërit prej kushërinjve Jushi.
Pasi kanë mësuar për incidentët, kushërinjtë Jushi, janë vënë në kërkim të autorit të incidentit, me të cilin kishin njohje, pasi jetojnë në të njëjtën zonë.

Por pasi janë takuar sqarimi nuk ka qenë me tone të qeta, madje ka kaluar edhe në përplasje fizike.

Në sherr e sipër një nga kushërinjtë e personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë në drejtim të kushërinjë Mikel dhe Jani Jushi, të cilët më pas ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht për ngjarjen janë në kërkim shtetasit Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here