Zbardhen misteret e koncesionit të Rrugës së Kombit

0
1

Pak muaj pasi konsorciumi Bashkimi i përkohshëm i shoqërive: “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & “Salillari” sh.p.k. & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “ Kastrati” sh.a., përfaqësuar nga “Catalyst Viva Das General Constracting LLC”, ka marrë koncesionin e Rrugës së Kombit, kompania përfaqësuese, që kishte shumicën e aksioneve Catalyst është tërhequr, duke shitur 40% të kuotave të saj te Kastrati dhe Salillari. Edhe dy aksionerë të tjerë,  BEE Tech dhe Violap Ateve me 10% janë tërhequr, duke e lënë të gjithë koncesionin në duart e Kastrati dhe Salillarit, që tashmë zotërojnë nga 50% të aksioneve të konceisonit të Rrugës së Kombit.

Sipas kontratës së shitblerjes së aksioneve, në shkurt 2017 të “Albanian Highway Concession”, që menaxhon kontratën konceionare, Catalyst Viva Das General ka kaluar 10% të kuotave në favor të shoqërisë SALILLARI sh.p.k dhe 30% të kuotave në favor të shoqërisë KASTRATI SHA, me një çmim prej 100 mijë euro secilit, pra në 40% të aksioneve Catalyst Viva Das General i ka shitur për 200 mijë euro.

“Albanian Highway Concession” ishte krijuar më 27 dhjetor 2016 me objekt “Zbatimin dhe përmbushjen e kushteve të Kontratës së Koncensionit nr. 2584 Rep. datë 06.12.2016 të lidhur midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës “Autoriteti Kontraktues” dhe Koncensionarit, me objekt ndërtimin, përmirësimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot – Morinë, si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues në funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit”.

Fillimisht, aksionerë të konsorciumit ishin pesë kompani:

-Catalyst Viva Das General Constracting, me 40% të kapitalit themeltar;

-Salillari me 30%

-BEE Tech me 10%

-Violap Ateve me 10%

-Kastrati me 10%

Në mars 2017 janë larguar dhe dy aksionerët e tjerë, “Violiap A.T.E.V.E” dhe “Bee Tech”, duke ua kaluar aksionet e tyre përkatësisht Kastratit dhe Salillarit, për një shumë totale prej 200 mijë lekësh.

Në këtë mënyrë, Kastrati dhe Salillari kanë mbetur aksionerët e vetëm, me nga 50% të kuotave seclili, ndërkohë që kompania nga e përbashkët (me kapital shqiptar dhe të huaj) u bë shqiptare.

Koncesioni i rrugës së Kombit filloi zbatimin në mars, duke ngjallur kundërshti të shumta për shkak të tarifave të larta që duheshin paguar, në 5 euro për veture dhe 22 euro për kamion./Monitor

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here