Zbardhet dëshmia rrëqethëse e 15-vjeçares nga Babrruja. Si e detyronte roja i shkollës të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës. Abaz Doga abuzoi dhe me dy shoqet e saj

0
7

Zbardhet dëshmia rrënqethëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila është shantazhuar dhe abazuar seksualisht nga roja e shkollës, Abaz Doga dhe nga 20-vjeçari, Klajdi Poçi.

Në dëshminë e saj, e mitura ka rrëfyer se si Abaz Doga e ka detyruar herën e parë të kryej marrëdhënie intime me të, duke e kërcënuar se e kishte fotografuar me një djalë dhe imazhe do ia tregonte të gjithëve.

Minorenia tregon se herë e parë që ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ka qenë në muajin prill të viti 2019.  Roja e shkollës i kërkonte që të shkojë tek prona e vëllait të tij, vend që e quante te “Toka’.

“Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ja tregoj të gjithëve nëse nuk vjen me mua tek ‘toka’. Me sa mbaj mend ka qenë maj ose prill 2019. Unë nga frika kam pranuar të shkoj tek banesa e Abaz Dogës që është rreth 100 metra nga shtëpia ime”- thekson ajo. Vajza ka treguar se nuk kishte kryer marrëdhënie intime me një person dhe hera e parë ishte me Abaz Dogën, nën kërcënim.

“Kjo ka qenë hera e parë që kam kryer marrëdhënie seksuale me një person”- ka thënë 15-vjeçare, teksa në dëshminë e saj pohon se ka patur dhimbje të forta barku kur ka shkuar në shtëpi.

Vajza rrëfen se për disa muaj nuk ka shkuar tek shtëpia sipas dëshirës së Abaz Dogës, por një ditë e ka parë emrin e saj të shkruar të muri i pallatit. Ajo ka thënë se i moshuari e kishte filmuar dhe fotografuar herën e dytë gjatë marrëdhënies seksuale dhe me këtë video e shantazhonte vazhdimisht.

Kërcënimi

Pas kësaj ngjarje, vajza tregon se roja e shkollës ka vazhduar ta kërcënojë në vijim dhe e ka detyruar të shkojë sërish në banesën e tij, ku Abaz Doga ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Por videon dhe fotot e minorenes kanë rënë në duart edhe të 20-vjeçarit, Klajdi Poçi, i cili sipas 15 vjeçare e ka shantazhuar dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, po në banesën që përdorte Abaz Doga.

Në dëshminë e saj rrënqethëse, minorenia tregon se me 20-vjeçarin ka shkuar vetëm njëherë, ndërkohë që i moshuari ka vijuar ta shantazhojë deri në mars të vitit 2020.

deshmia 15 vjecarja perdhunuar1

Thellimi i skandalit

Skandali thellohet më tej, teksa minorenia pohon se Abaz Doga ka abuzuar me të njëjtën mënyrë edhe me dy shoqet e saj.

“Për këtë ngjarje, faktin që unë shkoja tek shtëpia e Abaz Dogut e dinte edhe shoqja ime M.C që aktualisht është në Greqi me familjen e saj. M.. më ka thënë se kur ishte këtu, ajo edhe një shoqja jonë tjetër S..kanë shkuar po ashtu tek shtëpia e Abaz Dogut për të kryer marrëdhënie seksuale”.

Gjatë kohës së karantinës, minorenia ka qëndruar e izoluar, ndërkohë që një ditë sëbashku me shoqen e saj ka dal nga banesa për të shkuar në shtëpinë e mikeshës së saj. Ajo pohon se i është vënë nga pas Abaz Doga, i cili i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pas refuzimit, Abaz Doga i  ka telefonuar vëllain e saj, dhe i ka thënë se ajo kishte dalë nga shtëpia pa leje dhe kishte shkuar tek “Kodra e Kuqe”. Pasi prindërit i kishin kërkuar llogari, vajza ka rrëfyer abuzimin që i kishte ndodhur nga i moshuari. Pas denoncimit në polici janë vënë në pranga dy abuzuesit me minorenen./ Panorama

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here