“Zbërthehet” Presidenti i PSG: Nuk duam më të blejmë emra të mëdhenj, s’është sekret që jemi në tratativa me një trajner

0

PSG ka filluar punën për sezonin e ri. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi ka dhënë një intervistë për Le Parisien, ku ka folur për tema të ndryshme. Merkato, afrime apo edhe trajneri i ri ishin vetëm disa nga çështjet e biseduara.

“Merkato? Nuk duam më emra të mëdhenj.

Do të kemi qendrën stërvitore më të mirë në botë dhe synimi im për vitet e ardhshme është që të kemi një ekip të përbërë vetëm nga lojtarë parisienë. Ka shumë talente në rajonin tonë dhe lojtarët më të mirë meritojnë të luajnë për PSG-në. Do të duhet kohë, por është një synim”.

Trajneri i ri– Ne kemi një listë të ngushtë të kandidatëve për trajner, po flasim me Nice për Galtier dhe nuk është sekret. Shpresoj që një marrëveshje të arrihet shpejt, por unë ende respektoj klubin dhe presidentin Rivere, secili duke mbrojtur interesat e tij” – tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here