Zbulimi makabër, trupi i një gruaje gjendet brenda një dhome frigoriferike

0

Trupi i pajetë i një të moshuare 80-vjeçare është zbuluar pasditen e sotme në një dhomë frigoriferike në Brindisi.

Zbulimi u bë nga karabinierët në një zonë në periferi të qytetit.

Shtëpia ku ndodhi zbulimi makabër është në lagjen “Galante Minzella”.

Djali i pensionistes është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Përveç karabinierëve të stacionit lokal dhe atyre të Njësisë Operative Radiomobile, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Mediat raportojnë se trupi i pajetë i gruas u gjet në pozicion të kërrusur brenda dhomës frigoriferike.

Në fermën ku ndodhet shtëpia, karabinierët gjetën edhe katër qen të cilët tani do të transferohen në qendren për strehim të qenve në Carovigno.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here