Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Kosovë, arma është gjetur në dorën e polices

0
1

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 janë zbuluar detaje të tjera për tragjedinë në komunën e Gjilanit, ku Valdete Bllaca dyshohet se vrau prindërit e saj dhe dy vëllezërit dhe më pas u vetëvra.

Gazetarja Dorjana Bezat ka mundur të flasë me drejtues të policisë dhe prokurorisë duke përcjellë të tjera informacione ‘live’ nga Gjilani.

Duke hedhur poshtë versionin e mikut të ngushtë të Fisnik Bllacës, vëllait të polices që dyshohet se është ekzekutorja, ajo tha se arma e krimit është gjetur në dorën e 45-vjeçares dhe nuk ka pasur armë tjetër, ndërsa viktimat janë gjetur në pozicione të ndryshme.

“Në vendin e ngjarjes është përdorur vetëm një armë ajo e Valdetes. Sipas ekspertëve, ata thonë se autorja e ngjarjes është 45-vjeçarja. Viktimat janë gjetur në pozicione të ndryshme dhe arma është gjetur në dorën e 45-vjeçares”, raportoi Bezat, shkruan “BalkanWeb”.

Ajo theksoi se ka një angazhim të madh të organeve dhe institucioneve pasi në vend kanë qenë kryetari i komunës, drejtori i policisë e drejtues të tjerë.

Po nga ana tjetër, i afërmi i familjes Besnik Bllaca kërkoi të ndalohej me spekulimet dhe të pritej versioni zyrtar i organeve kompetente.
“Po bëhen shumë spekulime. Ne si familje jemi duket pritur verdiktin e organeve kompetente. Ka pasur familjarë që janë intervistuar nga organet.
Nuk e kam këtë informacion për Blerimin dhe nuk dua të jap informata të tilla që Blerimi ka qenë i sëmurë mendor”, tha Besniku./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here