Zbulohen shifrat, transferimi i Messi te Manchester City, një operacion gjysmë miliard euro

0
70

Leo Messi do të largohet nga Barcelona. Kjo është e sigurt, por deri në zyrtarizimin e “divorcit” duhen kaluar shumë pengesa të mëdha. Palët që dikur duheshin pa kushte, tashmë janë në “luftë” dhe ndarja do të jetë shumë e vështirë. Shkak janë qëndrimet e kundërta që lidhjen me klauzolën e famshme në kontratën e “Pleshtit”.

Sulmuesi dhe enturazhi i tij pretendojnë se ai mund të largohet me parametra zero, ndërsa klubi katalunjas pretendon 700 milion euro. Barcelona ka marrë një ndihmë edhe nga Liga Spanjolle e Futbollit, që gjithashtu ka bërë të ditur se klauzola që i referohet Messi nuk ka vlerë.

Mediat spanjolle paralajmërojnë një takim mes babait-menaxher të Messi dhe presidentit Bartomeu të mërkurën, por shpresat për një marrëveshje janë afër zeros. Në pritje për të mësuar fundin e kësaj telenovele qëndron Manchester City, që është gati të bëjë një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit. E përditëshmja katalunjase “Sport” ka zbuluar edhe detajet financiare të këtij operacioni.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për gjysmë miliard euro. Messi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 50 milion euro në sezon, ndërsa parashikohet edhe një bonus 250 milion euro. Një detaj tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me faktin se te Manchester City, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të luajë vetëm tre vjet, ndërsa dy të tjerë do t’I kalojë te skuadra e Neës York City, klubi tjetër në pronësi të sheikut Mansour.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here