‘Zejnep’ i del në krah ‘Bihterit’ dhe ofendon ‘Syhanin’

0
4

Një deklaratë nga Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan”, ka nisur një sherr mes aktoreve turke, sherr i cili vazhdon të komentohet gjatë në mediat turke. Pak kohë më parë Buyukustun u shpreh se nuk do të luante kurrë skena të nxehta si Beren Saat e njohur si “Bihter”.

Kjo e fundit ka luajtur skena të tilla edhe në “Dashuri e ndaluar”, por edhe në serialin e saj të fundit në Netflix. Vetë Saat u përgjigj se e respekton kolegen, por nuk do të fliste kurrë kështu për të. Beren Saat-it tani i kanë dalë në mbrojtje edhe Cansu Dere, e njohur si “Zejnep” nga seriali “Nënë”.Sherri mes 'Bihterit' dhe 'Syhanit', ndërhyn 'Zejnep' dhe ofendon ...

Gjatë një interviste, Dere ka komentuar se cila nga aktoret turke ka trupin më të bukur dhe kur u pyet për Buyukustun, aktorja e ofendoi kolegen. “Ajo e ka trupin si mashkull. Të duket gjë i bukur trupi saj? Dhe pastaj thotë që nuk luan role të nxehta sepse publiku kërkon feminilitet”, tha Dere e cila vetë është shpallur Miss Turqia vite më parë.

“Unë e respektoj, nuk kam asnjë problem me të, ajo ka probleme me veten, e urréj kur një aktore kërkon të ulë një aktore tjetër”, shtoi Cansu Dere. Pasi deklarata e saj bëri bujë, Dere ka kërkuar falje.Lives In Ezel / Magnificent Century Series & Cansu Dere | People's ...

“Kam nxituar, nuk kam dashur ta bullìzoja, sidomos një kolege të cilën e respektoj dhe e adhuroj punën e saj. Ndjesë Tuba! Isha thjesht e inatosur sesi ajo kërkonte të ulte koleget që kanë luajtur skena të nxehta”-u shpreh Cansu Dere e penduar.

Kujtojmë që së fundmi edhe Hazal Kaya e njohur si “Nihal” i doli në mbrojtje Beren Saat.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here