Zgjedhja e Presidentit, Mediu: Nuk bëhemi pjesë e procesit pa pjesën tjetër të opozitës

0

TIRANË 13 maj /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për konsultime për zgjedhjen e Presidentit.

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së Mediu theksoi se, opozita duhet të gjejë dakordësinë për kandidatin për të ia dërguar mazhorancës për të gjetur konsensuesin.

“Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat të cilat plotësojnë kushtet për President dhe të ia dërgojmë mazhorancë për të arritur konsensusin. Qëndrimi ynë është ky, do të kemi një dakordësi të opozitës për të shkuar në dakordësi me mazhorancën. Pa dakordësi me opozitën nuk ka vlerë dakordësia me mazhorancën”, tha ai.

Mediu ka hedhur poshtë propozimin që kandidati i ri mos të jetë pjesë e politikës.

“Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Mendoj që ka njerëz që kanë kontribute në jetën politike por nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar, e rëndësishme është të plotësohen kriteret”, tha ai. /a.a/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here