Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ publikon shkresën e dërguar nga Meta

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot për mediet shkresën që Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar, nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

Në shkresën dërguar KQZ-së nga Presidenti i Republikës thuhet se, “Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

– Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?”

Meta u shpreh sot në një konferencë për shtyp se pas marrjes së përgjigjes nga KQZ do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here