Zgjerohet harta, pas Vatikanit e Serbisë, koronavirusi mbërrin në Maltë. E prekur një 12-vjeçare

0
2

Pas Vatikanit dhe Serbisë, që konfirmuan të premten rastet e para me të prekur nga koronavirusi, sot zgjerohet harta e shteteve që mësojnë për shtetasit e tyre të parë me virusin e frikshëm që ka trembur botën.

Rasti i parë është i një vajze 12-vjeçare në Maltë këtë të shtunë.

E mitura italiane jeton në ishull, tha të shtunën ministrja e Shëndetësisë Chris Fearne.

Vajza u testua pozitive ndaj virutit në mëngjes herët të shtunën dhe po merr trajtim në repartin e sëmundjeve infektive të spitalit shtetëror, tha ministrja, duke shtuar se gjithcka deri më tani “po shkon mirë”, raporton Reuters.

Raportohet se vajza ishte kthyer të martën nga rajoni verior italian i Trentino, e kishte kaluar në Romë, me prindërit dhe motrën e saj. Ajo shfaqi simptoma të virusit vetëm të premten.

E gjithë familja hyri në vetë-karantinë menjëherë, sipas MaltaToday.

Autoritetet shëndetësore u njoftuan dhe menjëherë testuan vajzën, e cila rezultoi pozitive.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here