Zhdukja misterioze e avionit me 239 pasagjerë në bord, eksperti britanik bën deklaratën e fortë: E di se ku ka rënë, dyshoj se po ndiqej

0

Një ekspert britanik ka ngjallur shpresa se mund të gjendet avioni i rrëzuar Boeing 777 i Malaysia Airlines, i cili u zhduk më 8 mars 2014, që udhëtonte për në Pekin nga Kuala Lumpur, me 239 pasagjerë dhe ekuipazhin.

Eksperti Richard Godfrey thotë se sipas kalkulimeve të tij, është i bindur se avioni ka rënë në oqean, 1933 km në perëndim të Perthit.

Inxhinieri britanik, tepër i aftë në punën e tij, beson se piloti pak para rrëzimit, mund të ketë qenë duke u ndjekur, gjë që dëshmohet nga disa manovra të pazakonta gjatë fluturimit.

Familjet e disa prej pasagjerëve të humbur pohojnë se zhdukja e aeroplanit ishte e qëllimshme dhe se të dashurit e tyre u vranë. Deri më tani, asnjë rrënoja nuk është gjetur, pavarësisht një kërkimi intensiv dhe të specializuar, në një sipërfaqe prej 120,000 metrash katrorë.

Richard përdori një analizë shumë të sofistikuar të Raportuesit të Përhapjes së Sinjalit të Dobët për të gjurmuar 160 “alarme” të veçanta të regjistruara në frekuencat e tij radio për të përcaktuar rrugën e fluturimit të avionit në fjalë dhe vendndodhjen e mundshme të mbetjeve të tij në një zonë të njohur si harku i shtatë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here