Zhvatja e vajzës së pacientes që vdiq tek Covid-2, Kryemadhi: Shteti është kthyer xhelat ndaj qytetarëve

0
21

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me banorët e njësisë Nr. 10 në Tiranë.

Krahas probleme të përditshme që banorët ndanë me të, kryetarja e LSI-së komentoi edhe rastin e mbrëmshëm të një vajze që denoncoi zhvatje ne 8 milionë lekëve nga një sanitare tek Covid 2, me qëllim që t’i shërbente nënës së saj të shtruar aty.

Sipas Kryemadhit, ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

“Ajo që unë mendoj se është me rëndësishme është pikërisht takimi i përditshëm me njerëzit dhe një nga gjërat kryesore që kemi parë është që takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit. Dhe tjetra ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim që kemi është që, njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanët, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë.

Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milion lekë për të ëmën te COVID-2 ka qenë flagrant. Është absurde mënyra se si familjarët nuk mund të komunikonin dot me të afërmit e tyre pacientë dhe kjo gjë u faktua dje. Problemi është shteti që duhet të jetë institucioni që ju përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbisedimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty”,- tha Kryemadhi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here