Zjarret, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës në vend

0

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Propozimi erdhi nga institucionet që merren me emergjencat e krizave dhe menjëherë qeveria ka marrë vendimin.
Hera e fundit që Maqedonia e Veriut ka shpallur krizën ka qenë prej pandemisë.

Me këtë vendim nënkuptohet se qeveria mund të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, komunave dhe Shkupit, kurse me marrëveshje shfrytëzohen resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionere.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here