‘Zoti donte që të shpëtonim’, digjet furgoni me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe VIP-a të tjerë (VIDEO)

0
126

Furgoni me të cilin udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur është shkrumbuar në afërsi të Tropojës para një ore. Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale vetë shkrimtarja Sula, e cila ka filmuar gjithë ngjarjen.

Ajo tregon me video se si mjeti me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti. Ajo falenderon Ermalin, ku sipas saj vetëm falë tij ata janë gjallë tashmë. Pasi vipat kanë dalë nga furgoni, dëgjohen shpërthime dhe zjarri fillon të përhapet edhe në kodrën afër. Në ato momente kritike ata vetëm kanë dalë jashtë me shpejtësi duke lënë brenda çdo objekt që kishin marrë me vete për udhëtimin në malet shqiptare.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë.  Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, shprehet ajo. Ndërkohë që Sula bënte videon, makina ende nxirrte tym nga flakët që e kishin pushtuar, pikërisht në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here