Zvicra akuzon ish-mbretin spanjoll Juan Carlos për “korrupsion”

0
2

Me pretendimin për “korrupsion” në Zvicër ka filluar një hetim kundër Juan Carlos, ish-mbretit të Spanjës e cila drejtohet me monarki parlamentare dhe fronin e së cilës ia dorëzoi në vitin 2014 djalit të tij Felipe.

Në hetimin e njoftuar që është nisur nga Prokuroria zvicerane, Carlos akuzohet se ka marrë nga komisioni 100 milionë euro nga tenderi i projektit të trenit të shpejtë Mekë-Medine i cili është fituar nga konsorciumi spanjoll në vitin 2012.

Theksohet se Carlos i ka dhuruar mikeshës së tij Corinna zu-Sayn-Wittgenstein 65 milionë euro nga komisioni që ka marrë dhe se këtë e ka bërë nëpërmjet fondacionit panamez duke e dërguar në një llogari në bankat e Zvicrës.

– Mbrojtja: Paratë janë dhuratë e mbretit spanjoll

Robin Rathmell, avokati i Corinna-s në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen, edhe pse ka pranuar se klientes së saj i janë transferuar para nga ish-mbreti spanjoll Carlos në vitin 2012, ai tha se kjo nuk ka asnjë lidhje me konsorciumin që përmendet në hetim.

“Corinna është kujdesur për të gjatë periudhës së sëmundjes së Carlos-it”, tha avokati Rathmell, duke mbrojtur idenë e tij se “paraja në fjalë e cila edhe në dokumentet zyrtare shihet se është donacion, një dhuratë e mbretit spanjoll si shenjë afërsie që ka me Corinna-n dhe fëmijën e saj”.

Gjithashtu edhe shtypi spanjoll ka shkruar se Prokuroria kundër korrupsionit në Spanjë po zhvillon dy hetime të fshehta lidhur me pretendimet.

Ish-mbreti 82-vjeçar Juan Carlos më 18 qershor 2014 fronin ia dorëzoi djalit të tij Felipe ndërsa më 2 qershor 2019 ai njoftoi përfundimin e të gjitha përgjegjësive zyrtare brenda Familjes Mbretërore./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here