Zyrtare/ Adolfo Sormani kthehet sërish tek Partizani

0
4

Në verën e vitit 2016 Adolfo Sormani u largua nga Partizani ende pa e nisur mirë punën e tij me 16 herë kampionët e vendit. Një konflikt i përshkallëzuar me një prej lojtarëve më me peshë në klub, Mentor Mazrekaj, dhe përgatitësit Xhanoti, shoqëruar me barazimin shtëpiak kundër Vllaznisë, bëri që në ambientin e kuq të shpërthente një revoltë e cila u mbyll me largimin e stafit italian dhe rikthimin në detyrë të Sulejman Starovës.

Por prej asaj dite e deri më sot, kanë qenë jo të pakta rastet kur presidenti Gazmend Demi e ka cilësuar si një gabim shkarkimin e italianit, i cili vuajti pasojat e një konflikti të brendshëm mes disa prej njerëzve të afërt në klub dhe menaxherëve të ndryshëm që shfrytëzuan situatën për t’i treguar derën Sormanit.

Por nga sot “haka kthehet tek i zoti”, Adolfo Sormani është zyrtarisht trajner i Partizanit dhe ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe ka nisur menjëherë nga puna pasi ditën e nesërme kampionët në fuqi do të udhëtojnë drejt Antalias për të kryer fazën përgatitore me objektiv mbrotjen e titullit./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here