Zyrtare/ Rama konfirmon si kandidate për deputete të PS, Najada Çomon: Komandante e ‘luftës’ kundër COVID!

0
21

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot si një prej kandidateve për deputete që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomon, shefen e Infektivit.

Gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, Rama teksa nisi të fliste për Çomon, e cilësoi atë ‘komandante’ e luftës kundër COVID-19.

“Është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam shumë mirënjohëse për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq, që është kjo përballje, ndeshje, garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, apo në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit, e njohur nga të gjithë, të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, edhe pse jo aq sa mendojnë njerëzit, por për të qenë aty. Nxora një sekret të vogël, pasi me kënaqësi morëm dhe aprovimin tënd. Të jap fjalën se ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ti.”, tha ai.

Që në hyrje të fjalimit të tij për Çomon, Rama nuk i kurseu lëvdatat për mjeken.

“Imazh i mirënjohur për të gjithë ju, komandanten e spitalit Covid 1, Najadën që e kam ftuar për të dëshmuar. Për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit në kushtet kur solidariteti, respekti mirënjohja e qytetarëve, por ku fatkeqësisht ndjehen arrijnë prekin shqetësojnë godasin dëmtojnë, valët e energjive negative që nuk mendohet dy herë, nuk konsulotohet me zemrën nuk merr një mendim të dytë nga mendja por lëshohet me gjuhën e shthurur ei fut të gjithë në një thes. Dua të them që për mua, shëmbëlltyra e shpifur e asaj sanitares që hiqej si infermiere dhe u demaskua botërisht nga një emision investigativ, është një lajm i mirë, për faktin që u asimilua një bandë e mirëfilltë. Nga ana tjetër është e pamundur që unë ta pranoj dhe është e pajustifikueshme për këdo i thotë vetes njeri, që për shkak të asaj neverie t’i fusë të gjithë në një thes. Sot jemi për të folur nga vijmë e për ku jemi, në ditët në vijim do flasim edhe për ku do shkojmë e si do mbërrijmë, edhe për këtë fenomen e për të thelluar pastrimin e këtyre ‘tumoreve’ në sistemin shëndetësor. sot sistemi funksionon më mirë por është ende larg.”, pohoi Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here