Zyrtare/ Serie A do të rinisë! Takimi i hap dritën jeshile kampionatit, pritet të caktohet vetëm data

0
5

Serie A do të rinisë! Pas një takimi që zgjati më pak se një orë mes qeverisë dhe krerëve të futbollit, ministri Spadafora ka shkuar te kryeministri Konte për të caktuar datën e fillimit të kampionatit: 13 ose 20 qershori.

Sipas dekretit në fuqi, veprimtaritë sportive nuk mund të nisin përpara datës 14 qershor ndërsa tani kreu i qeverisë do të vendosë nëse do të formalizojë apo jo një leje të veçantë për futbollin.

Takimi i zhvilluar nëpërmjet videokonferencës nisi në orën 18:30 dhe ka pasur protagonistë Ministrin e Sportit Vinçenzo Spadafora, Federatën Italiane, Ligën, Sindikatën e Lojtarëve, Sindikatën e Trajnerëve dhe Sindikatën e Gjyqtarëve.

Takimi nisi me optimizën pasi lajmi i ardhur nga Bolonja për rezultatin negativ të njërit prej pjestarëve të stafit të skuadrës, por mbi të gjitha për “ok” e Komisionit Teknik Shkencor për prokollin e Federatës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here