Qendrat e votimit në gjithë Türkiyen u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale, duke i dhënë fund votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

 

Siç njoftoi Komisioni i Lartë Zgjedhor i Türkiyes, votuesit që janë në qendrat e votimit kur mbyllen do të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre civile.

 

Më shumë se 64 milionë qytetarë të Türkiyes me të drejtë vote në raundin e dytë zgjodhën mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidat i Aleancës së Popullit si dhe kandidatit të Aleancës opozitare të Kombit, Kemal Kiliçdaroglu.

 

 

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdoğan fitoi 49,51 për qind të votave, ndërsa lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, 44,89 për qind të votave.