Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

 

“I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Recep Tayyip ErdoÄŸan”, shkroi në Twitter presidentja Osmani.

 

“Derisa ju vazhdoni ta udhëhiqni Türkiyen drejt sukseseve të reja, unë pres me pa durim të punojmë së bashku për ta rritur bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shtoi Osmani.

 

Presidentja kosovare po ashtu shkroi në gjuhën turke: “Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Türkiyes”.