Policia Rrugore vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

 

 

▫️Gjatë javës që lamë pas 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

▫️Janë vendosur 53 masa administrative që parashikojnë pezullim të drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 810 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

 

 

 

▫️522 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

 

▫️603 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

▫️Janë vendosur 21 masa për drejtuesit e mjeteve, personat përgjegjës, që mbajnë fëmijët nën moshën 3 vjeç në vendet e para, pa pajisje fiksuese.

 

▫️Janë vendosur 264 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.