Kreu i Qeverisë kalimtare në Greqi, Ioannis Sarmas ka uruar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Türkiye.

 

Erdoğan, si kandidat i Aleancës Popullore në pushtet, fitoi dje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye dhe do të qëndrojë në postin e kreut të shtetit edhe për 5 vitet e ardhshme.

 

Kryeministri grek, Sarmas, uroi Erdoğan-in për fitoren e zgjedhjeve dhe i uroi paqe dhe prosperitet popullit turk.

 

Sipas rezultateve të pakonfirmuara të zgjedhjeve, Erdoğan fitoi me 52.16 për qind të votave përpara kandidatit të Aleancës Kombëtare të opozitës Kemal Kiliçdaroglu, i cili fitoi 47.84 për qind të votave./AA