Deputeti Dashnor Sula gjatë seancës parlamentare duke iu referuar arrestimit të sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se SPAK duhet të shtojë punën për të luftuar korrupsionin.

 

 

“Këtu nuk këtë Parlament çfarë nuk mund të presësh. Juve u ka kapur mania që të merrni gjithçka. jemi të vdekshëm të gjithë, nuk do rrojë njeri 300 vjet. Doli ministrja e shëndetësisë këtu dhe të flasë pa letër. Por del këtu e flet me letër. Ti të distancoheshe para se të arrestohej, jo pasi u arrestua. Keni krijuar një grup parlamentar në burg. Pse nuk i dorëzoni përpara ju, po juve thoni pasi arrestohen ‘i dorëzuam’.

 

SPAK duhet t’i shtojë hapat përditë, se këtu çfarë nuk po ndodh përditë. Shkoni kontrolloni tenderat në bashki ku nuk janë bërë fare punë. Zoti u dhëntë mendje. Ju edhe kohën në Kuvend e ndani kohën që më shumë të flisni ju se keni më shumë halle se ne. merrini të gjitha, madje ti kishit të gjitha bashkitë. Duhet të jemi alarmantë me atë që thotë OKB: do jemi më pak njerëz, do jemi kombi më i plakur. I keni bërë presion gjykatës kushtetuese për VKM për ndërtimet pa leje. Por nuk e bëni. Ka dalë vendimi i Gjykatës për të shfuqizuar bordin e naftës, pse nuk e shfuqizoni ju? Sepse keni interesa”, u shpreh Sula.

 

Sula gjithashtu ka vënë në pah gjendjen e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Ai shprehet se në Shqipëri bujqësia nuk subvencionohet ndryshe nga vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia ku kanë investuar mjaft në këtë sektor.

 

“Kosova ka lënë 100 milion euro për të subvencionimin e bujqësisë ndërsa Maqedonia 200 milion euro. Në Shqipëri shumica e shqiptarëve nuk merr asnjë para… Fshati çdo ditë braktiset dhe brenda 4-5 viteve nuk ka kush të punojë. Më mirë ikin në Greqi dhe Itali për të punuar”, u shpreh ai.